Shtatë persona janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Himara”, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën gjatë operacionit.
Sipas prokurorisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar pronat në bregdetit e Dhërmiut dhe Himarës.
Mësohet se të arrestuarit janë: Vasillaq Strakosha, Edmond Marko, Pandeli Prifti, Zaho Bollano, Aleks Bifsha, Elton Marko dhe Irakli Gjiçali.
Ky i fundit ka mbajtur postin e zv,kryetarit të bashkisë së Himarës dhe është shkarkuar më 17 nëntor.