Analisti Frrok Çupi parashikon se Kuvendi që do të zhvillohet ditën e nesërme do të jetë i pakontrolluar, populist dhe me fjalë pa kuptim.
I ftuar në emisionin 'Studio Live', Çupi u ndal tha se thirrja e ambasadës amerikane për qytetarët e saj që të bëjnë kujdes, ndryshe nga herët e tjera kishte një krye të deklaratës fjalën 'alert', që paralajmëron një rrezik për tubimin e Berishës. Më tej analisti shtoi se nesër sytë e NATO-s dhe të SHBA-së do të jenë mbi tubimin politik të Sali Berishës, ndërsa theksoi se ky i fundit vetëm dhunë ka prodhuar.
'PD do ta kapërcejë këtë situatë të krijuar nga Berisha dhe do të institucionalizohet, nuk do jetë më një mish-mash. Nesër besoj do jetë një Kuvend i pakontrolluar nga organizatorët e vet, do të jetë populist, buçitës e me fjalë që nuk kanë kuptim. Nëse agravohet, unë se besoj, por siç thonë këta, kjo është një kosto shumë e lartë e atyre që organizojnë Kuvendin. Një gjë që është, jo zyrtarë, nuk mund të kthehet në zyrtare.
Ambasada Amerikane në të gjitha rastet turbullirave ka njoftuar shtetasit e vet. Më bëri përshtypje se niste me fjalën 'alert' mbi një rrezik të tubimit të PD-së. Është e para herë që nis me këtë. Nesër në Tiranë do të jenë sytë e NATO-s e SHBA-së, është një publik i tërë që e di se çfarë po ndodh dhe nuk ka pikën e interesit të mbështesë një miting kundër PD-së. Sali Berisha në gjithë jetën e vet ka prodhuar më shumë dhunë, se demokraci, ai është në fundin e jetës së vet politike, o sot o kurrë. Sali Berisha nuk ka të pasnesërme, ai është i vetëm.'- tha Çupi.