Kryedemokrati Lulzim Basha ka ftuar demokratët në selinë e Partisë Demokratike me rastin e ditëlindjes se PD.
Ne nje njoftim shkruhet se demokratët ftohen në seli në 12:00.
"Demokracia u transformua në një ideal të pathyeshëm ku vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar”- shkruhet në njoftim.
Kjo ftesë vjen në një kohë kur në të njëjtin orar ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë duke mbajtur Kuvendin në “Air Albania”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/10/850x636_091639163321.jpg)