Deri më tani në vendin tonë përgjatë vitit 021 kanë lindur 40 mijë bebe.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa ka ndarë në rrjetet sociale fotot e fëmijëve të porsalindur sot në Tira dhe Vlorë.
Statusi i ministres
Me Veronën e Lorenin, të lindur shëndosh e mirë pak orë më parë në Maternitetin e Vlorës dhe Elid, e sapoardhur në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë 40 000 fëmijë të lindur këtë vit, që kanë përfituar bonusin e bebes
Kemi mbështetur mbi 111 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë dhe do të vijojmë mbështetjen për çdo të porsalindur me buxhetin 2022
40,000 lek për fëmijën e parë;
80,000 për fëmijën e dytë;
120,000 për fëmijën e tretë.