Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar” Sali Berisha ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD.
Në këtë ditë vendimtare të karrierës më shumë se 30-vjeçare në politikë të Berishës, duket se ka mbështetjen e të gjithë familjarëve të tij.
Ndër to përmendim edhe të fejuarën e djalit të tij, Shkëlzenit, blogerja Armina Mevlani.
Ajo ka publikuar pamje nga Kuvendi, duke shkruar:
Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu!