Anëtar i Këshillit Kombëtar i PD-së, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se me ndryshimet statusore PD-ja ditën e sotme ka marrë në dorë fatet e vendet.
Gjatë një prononcimi për “Fax News”, Biberaj tha se brenda pak pak muajsh do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike në zgjedhje të rregullta dhe demokratike.
“Është një fazë e re e PD, pati pjesëmarrje e delegatëve është të jashtëzakonshme. Sot PD merr fatet e vendit në duart e demokratëve pasi situata qeverisëse është shumë e vështirë”, tha fillimisht Biberaj.
Basha nuk njeh vendimet e këtij Kuvendi të thirrur nga Sali Berisha – “PD është një dhe e vetme, kanë kohë të reflektojnë ata që duan të japin kontributin e tyre pasi çdo demokrat është i mirëpritur në koalicion më të gjithë për të bërë rotacionin politik.
Kryetari i ri i PD, kur zgjidhet? Do hapet gara për kryetar partie do të jetë një periudhë disa mujore, në fillim të vitit të ri do të kemi kryetarin e ri të PD-së. Mesazhet e mia janë gjithmonë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin, çdo gjë do të shkojë mirë do të kemi një lidership të mirë, sepse Shqipëria nuk mund të ecë me këtë sistem monist.
Kandidatët – Vlerësoj që gara të jetë e hapur për cdo kandidat, doktor Berisha është vlerë e shtuar e PD do të ketë disa kandidatë për të zhvilluar një proces demokratik”, tha Biberaj.