Frikë për trazira? Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin e Bashës

Shqipëria

Frikë për trazira? Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin e Bashës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:17
Policia rrethon selinë e PD-së pas votimit për shkarkimin e Bashës

Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.

Sipas Abc News, vërehet  vetëm në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhën shtatë furgona policie, ndërsa prani e madhe efektivësh vërehet në të gjithë zonën përreth këtij objekti.

Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.

Pamjet KËTU

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat