Avokati Fatmir Merkoçi ka analizuar pasojat e Kuvendit që mbajti sot ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas tij, Kuvendi i mbajtur sot e bën nul atë që ka paralajmëruar Basha më 18 dhjetor.
“Zoti Basha e dogji veten vetë. Kuvendi është i thirrur, Basha mund të shkonte. Nëse do të kishte qenë pak më i zgjuar, le ta bënte më datë 11. Ka qenë dhe ministër i Jashtëm. Nuk ka mësuar dy gjëra? Dje tha kombi amerikan. Nuk është Amerika komb. Del e thotë kam 5 mijë firma. Ku i gjeti? Unë kam qenë sot dhe të gjithë delegatët që kam njohur kanë qenë të mandatuar. Kuvendi i Bashës është nul.
Nëse janë 5 mijë delegatë në stadium, me kë do ta bëjë? Nëse ka mbi 3800 firma, që bëjnë mbi gjysmën e Kuvendit, atëherë këta që do shkojnë edhe te Basha, me çfarë tagri do të shkojnë?”, u shpreh Merkoçi.