Mesazh për Berishën/ Rama i del në mbrojtje Bashës

Shqipëria

Mesazh për Berishën/ Rama i del në mbrojtje Bashës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 15:59
Edi Rama

Teksa po vijon Kuvendi Kombëtar i PD-së, Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një thënie të Emil Cioran. Sipas Ramës kjo është thënia e ditës. Dukshëm kryeministri merr anë në mbrojtje të Lulzim Bashës, prandaj jo rastësisht zgjedh të shprehet në këtë mënyrë.

Postimi i Ramës:

Thënie e ditës

Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë.

Emil Cioran

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat