Ish-kryeministri Sali Berisha po “spiunohet”! Teksa në stadiumin “Air Albania” po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, Berisha është ulur në stadium për të pritur radhën për të folur.
Por mbi kokë ka aktorin e humorit Julian Deda.
Teksa Berisha në një moment nxjerr telefonin nga xhepi dhe lexon disa mesazhe, aktori nuk e lufton dot zakonin dhe i hedh një sy mesazheve që shkëmben lideri historik i PD-së.
Epo çështje kurioziteti!
Por ç’të ketë parë vallë?