“Ky ishte qëllimi i zi i Berishës...”, Çupi plas deklaratën e fortë pas mbledhjes së Kuvendit

Shqipëria

“Ky ishte qëllimi i zi i Berishës...”, Çupi plas deklaratën e fortë pas mbledhjes së Kuvendit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:21
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka komentuar sot në emisionin ‘Breaking’ Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Për Çupin, Sali Berisha është “gjëja më e zezë që i ka ndodhur popullit shqiptar” gjatë udhëtimit nëpër shekuj.

Çupi tha se ish-kryeministri është pozicionuar qartë kundër SHBA, pasi e “krahasoi Washingtonin me Moskën”.

“Fjalimi kundër SHBA e çimentos Sali Berishën qartë kundër SHBA. E krahasoi Washingtonin me Moskën. Ai zhvlerësoi tërësisht rolin primar të SHBA. Ky ishte qëllimi shumë i zi i Berishës, por që rëndon edhe mbi pjesëmarrësit në atë takim. Populli shqiptar pati fati e keq që në udhëtimin e tij takoi Sali Berishën. Dhe ky ishte udhëtimi më i zi. Nëse nuk do kishim SHBA, do ishim duke vuajtur në mizorinë e një shqiptari. Për fat të mirë sot ai nuk ka më asnjë vlerë”, tha Çupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat