Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka sulmuar kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.
Teksa ka publikuar dy foto si krahasim nga tubimi i Bashës dhe nga Kuvendi i sotëm i Sali Berishës, Topalli ka thënë se Basha ka mbetur vetëm, si enveristët në 1991, përcjell Bota sot.
Ajo ka paralajmëruar se Basha nuk do ta ketë më as vulën e PD-së.
Reagimi i Topallit në Facebook:
Kontrasti i madh.
LB ka mbetur vetëm, si enveristët në 1991.
I pa aftë për t’u turpëruar.
Tani nuk do kesh më as vulën!