Aksident me vdekje në Shkodër

Shqipëria

Aksident me vdekje në Shkodër

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në në aksin rrugor Shkodër – Velipojë

Policia njofton rreth orës 16:40, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat