Çupi zbulon goditjen që i dha zyrtari amerikan Presidentit Meta dhe tregon lëvizjen vendimtare që duhet bërë

Shqipëria

Çupi zbulon goditjen që i dha zyrtari amerikan Presidentit Meta dhe tregon lëvizjen vendimtare që duhet bërë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:58
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi deklaroi sot në emisionin ‘Breaking se “është bërë një gabim”, për Lulzim Bashën, që është krahasuar me Berishën.

Sipas tij, Basha ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të ligjit, pavarësisht se simpatizantët e Berishës po votojnë për shkarkimin e tij.

“Kemi bërë një lapsus. Nuk ka asnjë lidhje mes Bashës dhe Berishës. Basha njihet botërisht dhe nga ligji si kryetar i PD. Fakti që Escobar erdhi në Shqipëri dhe e eliminoi madje dhe presidentin, dhe tha se Sali Berishën kurrë Amerika nuk do ta pranojë, në të njëjtën kohë ftoi Bashën në SHBA, tregon shumë. BE uroi sot në përvjetorin e PD, Lulzim Bashën. Tubimi i Berishës ishte i pavlerë. Tubimit të Sali Berishës nuk i duhet dhënë asnjë vlerë”, tha Çupi.

Sipas Çupit, këto janë momente vendimtare edhe për shtetin dhe drejtësinë.

"Shteti dhe drejtësia janë në provë, duhet hetuar krimi dhe lidhja me atë tubim dhe financat krimanele", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat