​Shumica e delegatëve votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës

Shqipëria

​Shumica e delegatëve votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:15
Kuvendi i Sali Berishës

Delegatët e Partisë Demokratike në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të drejtuesve të këtij kuvendi, pro shkarkimit të Lulzim Bashës kanë votuar 4446 delegatë.

Pastaj kundër kanë votuar 36 delegatë.

Ndërsa 9 delegatë e kanë nxjerr fletën të pavlefshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat