Berisha deklarohet pas shkarkimit të Bashës: Kjo që bëmë sot nuk ka ndodhur as në botë

Shqipëria

Berisha deklarohet pas shkarkimit të Bashës: Kjo që bëmë sot nuk ka ndodhur as në botë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:26
Sali Berisha

(E plotësuar 18:40) - “Është kufomë...”/ Sali Berisha shpërthen ndaj Lulzim Bashës

Ish kryeministri Sali Berisha është shfaqur i entuziazmuar pasi 4446 delegatë votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Në një reagim të shkurtër për mediat, ish-kryeministri e quajti demokratin “kufomë politike”, ndërsa pati edhe një paralajmërim për Edi Ramën.

Ai i bëri thirrje Kryeministrit që të heqë dorë nga përpjekjet për t’i garantuar mbijetesën Lulzim Bashës.

Ish-kryeministri tha se do të shkojnë në selinë e PD në momentin e parë që do vendosin.

“Nuk do doja të flisja fare për të sot. I rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës. Çfarë të them për të. Ai tregoi se është një kufomë politike. Selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty. Do shkohet në momentin më të parë që të vendoset. Ajo nuk është seli e pengjeve. Edi Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekjeje për t’i garantuar mbijetëse pengut tënd. Revolucioni do të kthehet tek ti. Revolucionit nuk i reziston dot kush”, tha Berisha.

Kryedemokrati do mbledhë kryesinë e partisë pak minuta më vonë, por Sali Berisha duket se nuk ka frikë nga përjashtimi, pasi për të, Basha nuk është më kryetari i PD-së.

Sali Berisha ka një mesazh edhe për kryeministrin Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas votimit të delegatëve të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

“Dua të përshëndes sot demokratët dhe demokratët shqiptar kudo që ndodhen, kjo është ngjarja më e veçante, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve, në kuptimin që ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD, i pari i këtij lloji në historinë pluralizmit, por ndoshta edhe në Europë dhe Botë, triumfi i lirisë që gufon nga idealet dhe zemrat e anëtareve është triumfi më magjik, me mahnitës i të gjithëve, sot në 8 orë pa pushim mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit të partisë, në këtë moment historik të revolucionit demokratit paqësor që është në misione të mëdha, të rivensosjes së të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa parti shtet, pa opozitë kukull, ndaj dhe unë një mirënjohje të madhe për të gjithë që mbushën foltoret si burim drite, dhe erdhën këtu sot si arkitekt.

Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë kombëtare sportive nuk mund të largohem pa i cuar përshëndetjen ekipin kombëtar dhe ekipit kuqezi që unë i dua shumë se ato janë atdhetarë të vërtetë dhe sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja ndeshja më e bukur mes lirisë dhe të shkuarës, u zhvillua takimi më i bukur mes lirisë dhe të ardhmen.

Peng Basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot, i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës sepse ca mund të flasësh për të, ai tregoi që është kufomë politike. Selia është vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, nuk është seli e pengjeve dhe nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës, këtij i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut sepse hoqe apo jo, ky revolucion do kthehet nga ti", tha Berisha.

Berisha: Kjo që bëmë sot nuk ka ndodhur as në botë

 4446 delegatë të pranishëm në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, votuan këtë të shtunë për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha.

Menjëherë pas votimit, reagoi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quajti kuvendin e sotëm historik dhe të parin në llojin e tij.

“Kjo është ngjarja më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve. Ky Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD-së, i pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në Shqipëri, por mundët edhe në Evropë dhe në botë.

Mbi 4934 delegatë firmosën, në këtë momument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik. PD rithemelohet si forcë vigane opozitare. Ky është moment historik i revolucionit demokratik madhështor. Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë kombëtare, nuk mund të largohem pa përshëndetur ekipin kombëtar dhe tifozët kuqezi, të cilët unë i dua shumë. Ata janë atdhetar të vërtetë. Sot në stadiumin e tyre u zhvillua ndeshja më mahnitëse, mes lirisë dhe të ardhmes”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat