Kuvendi i Sali Berishës e shkarkoi, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Shqipëria

Kuvendi i Sali Berishës e shkarkoi, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:00
Lulzim Basha

Një prej vendimeve të para të kryesisë së Partisë Demokratike, e mbledhur pak pas orës 18:00 është shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve të partisë që morën pjesë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Të shkarkuarit janë kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërkohë, mësohet se në këtë mbledhje të kryesisë marrin pjesë 25 nga 36 anëtarët e saj. Pjesa më e madhe e anëtarëve që mungojnë ishin në Kuvendin e mbajtur nga Berisha në “Air Albania”, mes të cilëve edhe deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Edmond Spaho e Agron Shehaj.

Qëndrimi i linjës zyrtare të PD-së është ai i mosnjohjes së Kuvendit të Berishës dhe vendimeve të marra prej tij. Për këtë, mësohet se po përgatitet një padi për falsifikim të vulës, stemës dhe logës së partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat