Në ujërat e Osumit duke rrezikuar mbytjen, 57-vjeçari shpëtohet nga Zjarrfikësit e Beratit

Shqipëria

Në ujërat e Osumit duke rrezikuar mbytjen, 57-vjeçari shpëtohet nga Zjarrfikësit e Beratit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të mbytet nga prurjet e mëdha të lumit Osum.

Fuat Topi ka qenë duke punuar në tokën e tij kur prurjet e lumit Osum kanë vërshuar dhe ai s’ka mundur dot të dalë nga uji.

Menjëherë është kërkuar nga banorët ndihma e zjarrfikësve, të cilët kanë mbërritur menjëherë në zonë. Punonjësit e Zjarrfikësve Berat janë futur në ujë dhe duke rrezikuar jetën e tyre kanë mundur ta nxjerrin nga lumi 57-vjeçarin Topi.

Aksioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta por kushtet e vështira atmosferike, shiu i pandërprerë dhe shtimi i prurjeve të lumit ka rrezikuar seriozisht edhe jetën e punonjësve të Repartit Zjarrfikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat