Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Shtohen problematikat në disa zona. FA në gatishmëri

Shqipëria

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Shtohen problematikat në disa zona. FA në gatishmëri

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se intensiteti i lartë i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit ka shtuar problematikat në disa zona të vendit.

Sakaq strukturat e pushtetit vendor po punojnë për të zhbllokuar akset Bogë-Qafë Thorë nga bora.

Ndërsa në Gjirokastër puna vijon në rrugën e Zhlatit dhe në Lazarat.

Ndërsa aktualisht prurjet e lumenjve janë brenda shtretërve të tyre dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në gatishmëri për çdo nevojë nga ana e strukturave të pushtetit vendor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat