Ish kryetarja e Kuvendi dhe ish-deputetja demokrate, Jozefina Topalli ka ironizuar daljen e kryedemokratit Lulzim Basha nga selia blu sot.
Ajo ka postuar një foto të Bashës në këtë dalje së bashku me demokratët e kryesisë pas tij, ku shkruar “Mos ju ardhshim për të keq!”.
Kryedemokrati Basha doli sot para publikuar pas një mbledhjeje të kryesisë ku nuk njohu asnjë vendim të Kuvendit të Berishës dhe shkarkoi anëtarët “rebelë” të Kryesisë e disa krerë degësh.
Kujtojmë se sot Sali Berisha me delegatët në krah të tij shkarkuan Bashën.