Pedagogu dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike, Kuvendin Kombëtar të PD po ashtu edhe vendimet e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës orët e fundit.
Fuga shkruan:
Mos po shoh ëndërr?
Në mëngjes atij i iku partia krejt nga kontrolli, ky në darkë deklaron se do t'i hedhë në gjyq se i morën stemën.
Ata në mëngjes i thonë s'kemi më lidhje fare me ty, të kemi heq, ky në darkë u thotë se meqë tani në aksham nuk keni ardhur në mbledhje, prandaj do t'ju përjashtoj!
Fërkoj sytë dhe them me vete: Mos jam në ëndërr! Po kush e mëson mo!