Një operacion antidrogë është zhvilluar në doganën e Kapshticës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se Drejtoria vendore e policisë së Korçës së bashku me antidrogën kanë sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike. Po ashtu mësohet se janë arrestuar disa persona, por ende nuk dihet numri i saktë.
Po ashtu nuk dihet edhe sasia e lëndës narkotike që është sekuestruar.
Burime bëjnë me dije se operacioni ka filluar që mbrëmjen e djeshme dhe po vazhdon edhe sot.