Berisha: Sot nuk është koha e dyshimit, por e veprimit, ju ftoj të gjithë në PD, shtëpinë tonë

Shqipëria

Berisha: Sot nuk është koha e dyshimit, por e veprimit, ju ftoj të gjithë në PD, shtëpinë tonë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:28
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme përmes një statusi në Facebook për situatën aktuale në PD.

Ai shkruan se këto kohë kanë qenë të vështira për PD-në dhe se Kuvendi kombëtar u dha gjithë kritikëve përgjigjen më dinjitoze.

Ai shton se sot nuk është më koha e dyshimit, por e veprimit, duke theksuar se i pret të gjitha në shtëpinë e idealeve të përbashkëta.

Berisha: Te dashur demokrate dhe demokratë! Kohet e fundit kane qene te mundueshme dhe te veshtira per Partine Demokratike. E di qe shume prej jush kane dyshuar, ndoshta edhe jane trembur per shkak te fushates se fuqishme lincuese qe eshte mbajtur kunder personit tim dhe levizjes se Foltores. Megjithate, ne te gjithe se bashku, Delegate dhe militante u dhame pergjigjen me dinjitoze, me te bukur dhe me madheshtore dje nepermjet mbledhjes historike te Kuvendit Kombetar te Rithemelimit te Partise Demokratike thirrur nga Delegatet.

Sot nuk eshte me koha e dyshimit, sot eshte koha e veprimit. Ju pres te gjitheve ne shtepine e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tone te perbashketa, Partine Demokratike, per te vazhduar betejen kunder te keqes qe ka mberthyer Shqiperine tone te dashur. Me nderim te veçant per kontributin e secilit prej jush, Sali Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat