Zbardhet mesazhi Berishës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Shqipëria

Zbardhet mesazhi Berishës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:09
Sali Berisha

Gazetari Mariglen Kume ka siguruar mesazhin e ish-kryeministrit Sali Berisha në adresë të anëtarëve të Këshillit Kombëtar ku u bëhet thirrje që të bojkotojnë mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha.

Sali Berisha e konsideron nul dhe të paligjshëm mbledhjen e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Basha.

“Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë! Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës“, thuhet në mesazh.

MESAZHI

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar!

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombëtar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit për shkelje të rënda statutore, si dhe konstatoi paligjshmërinë e pjesës më të madhe të kryesisë si të zgjedhur në dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se Kuvendi Kombëtar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit për t përmbushur vakumin e krijuar deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re!

Për sa më lart ju njoftojmë se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha është nul dhe e paligjshme.
Ju bëjmë thirrje të bojkotoni mbledhjen dhe mos bëheni pjese e paligjshmërisë!
Ju ftojmë gjithashtu të mos bëheni pjese e përçarjes dhe përjashtimeve nga PD për karrigen e thyer të Lulzim Bashës.
Sot është momenti të bashkohemi duke dëgjuar zërin dhe vullnetin e demokratëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat