Paralajmëroi shkarkime, Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja çfarë pritet

Shqipëria

Paralajmëroi shkarkime, Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja çfarë pritet

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Lulzim Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar, një mbledhje e paralajmëruar dje ku edhe paralajmëroi shkarkime të atyre që janë bërë pjesë aktive e Kuvendit të djeshëm të thirrur nga Sali Berisha.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se sot anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD i kanë dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke iu kërkuar ta bojkotojnë mbledhjen, pasi sipas tyre është e paligjshme.

Janë 480 anëtarë të Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar në zgjedhjet e disa muajve më parë, bëhet fjalë për deputetët, kryetarët e degëve dhe zyrtarë të tjerë të PD. 

Dje Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat