Një 53-vjeçar humbi jetën në garazhin e shtëpisë së tij pasi u asfiksua nga gazi i gjeneratorit.
Andrea Grazhdani 3 ditë më parë ishte kthyer nga Greqia dhe po bënte punime në shtëpinë e tij në fshatin Progër në Devoll për vendosjen e kaldajave pasi do të festonte me familjen për festat e fundvitit.
Si pasojë e mungesës së energjisë, ai kishte hapur gjeneratorin dhe gjatë natës është asfiksuar. Ka qenë fqinji i tij që e ka lajmëruar policinë pasi ka gjetur në mëngjes derën e garazhdit të mbyllur ndërsa do të vazhdonin punimet.
Prej ditësh në shumë fshatra të qarkut të Korçës moti i keq ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike ndërsa në zonën e Devollit disa prej tyre kanë më shumë se 48 orë pa furnizim.