Ilir Kondi braktis mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD: Më trajtuan në mënyrë të paprecedentë, është takim miting

Shqipëria

Ilir Kondi braktis mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD: Më trajtuan në mënyrë të paprecedentë, është takim miting

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Ilir Kondi

Një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Kondi, ka braktisur mbledhjen e sotme, pasi siç u shpreh ai personalisht ishte trajtuar në një mënyrë të paprecedentë vetëm sepse kishte kërkuar që të arrihej kuorumi i nevojshëm.

Kondi tha se ishte paraqitur në mbledhje për të bërë detyrën e tij si i zgjedhur i demokratëve. Më tej shtoi se kjo nuk ishte një mbledhje e Këshillit por një takim tubim.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Kondi:

Në respekt të atyre demokratëve që më kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të vërtetohej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot.

Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat