Këshilli Kombëtar ka vendosur për votim të fshehtë për propozimin e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funksionet.
“Disa anëtarë të kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e kryesisë së Partisë për thirrjen më 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele të PD. Për ta nuk ka më kryetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka Këshill Kombëtar. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe ose interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27”, tha ai.
Është një pyetje në fletën e votimit. A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë: Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi, si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia.