Çatia e një pallati në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke mos lejuar përhapjen e flakëve.
Banorët lanë apartamentet për disa minuta, por më pas situata u normalizua.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar ndërsa janë shënuar dëme të vogla materiale.