Berisha: Basha ka ushtruar presion për Kuvendin Kombëtar

Shqipëria

Berisha: Basha ka ushtruar presion për Kuvendin Kombëtar

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:32
Sail Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot ‘Foltoren’ e radhës me demokratët e Jaksonsville në Florida. 

Ai deklaroi se për Kuvendin e tij ka pasur një presion të pandershëm nga Lulzim Basha i asistuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

“Basha e dinte që Kuvendi do t’ju tregonte vendin e meritur për shkelmimin që i kanë bër statutit të PD dhe formueve të kësaj partie.

Ka pasur presione të pandershme nga pengu i qeverisë Basha, që është vetëm deputet. I asistuar në një mënyrë a një tjetër edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar. Faktikisht, e marrjes peng të opozitës nga qeveria.”-deklaroi Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat