Vendi ynë po përballet me situatë kritike për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të përmbytin qindra shtëpi në juglindje.
Gazetarja Anila Hoxha shkruan se kjo situatë është për faqe të zezë dhe përsëritet çdo vit kur ndodhin fatkeqësi natyrore si zjarret gjatë verës apo përmbytjet gjatë dimrit.
Nga ana e strukturave përgjegjëse, sipas gazetaares nuk ka koordinim dhe mjete. E më tej ajo shkruan se buxheti është një fantazmë që fantazojmë që është, por s'dimë sa është dhe ku përdoret!
"Jo dhe jo
Nuk mund të vazhdohet kështu. Ne mëshirë të shiut , jetë, pasuri e familje që ne palcë të dimrit përmbyten. Ushtarë që fotografohen duke hedhur aty këtu lopata me dhe, duke ndihmuar burra dhe gra të dëshperuar që lënë shtëpitë nën ujë. Ministresha e ministra që thonë genjeshtra publike.
Jo, nuk është thjesht nje tekë e Vjoses që del nga shtrati. Nuk është se kështu ndodh dhe ne botë me permbytjet, zjarret , tërmetet, dëborën apo cdo fatkeqesi tjetër natyrore
Ne Shqiperi eshte shkaterruar "argjinatura" kryesore e reagimit ndaj emergjencave.
Agjensia që mban peshën kryesore e qe duhet të koordinoje institucionet sa andej këtej ,nuk ka mjete dhe strukture. Buxheti është një fantazmë që fantazojmë që është, por sdime sa është dhe ku përdoret! Ndaj shfrytezohet ushtria ! !
Vidhet duke ndihmuar me gjasme!
Ka vetëm nje drejtor e njerëz qe egzistojnë virtualisht. Dhe prapë tek buxheti për emergjencat , që dhe nëse është kalohet si shami xhepi , sa andej këtej duke u futur madje edhe zë për Forcat e Armatosura!
Njësoj si për zjarret këtë verë që u katandisëm me shkopinj e gurë ne 2021.
Faqja e zezë, njelloj cdo vere , e cdo dimer .
Fjalë fjalë fjalë.. !"