Bislim Ahmetaj denoncon incidentin e paprecedentë: Basha më mbylli brenda në zyrë

Shqipëria

Bislim Ahmetaj denoncon incidentin e paprecedentë: Basha më mbylli brenda në zyrë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Bislim Ahmetaj

Vijojnë përplasjet brenda PD-së. Kreu i grupimit të Dhjetorit 1990 denoncon se disa persona i kanë mbyllur derën dhe e kanë lënë në zyrën e tij brenda në selinë e PD-së.

Një veprim i  tillë Bislim Ahmetaj thotë se ky incident ka ndodhur menjëherë sapo është shkëmbyer në shkallë me Lulzim Bashën.

“Sot u gjendëm para një ngjarjeje të ligë të njerëzve të vegjël që kanë hyrë në këtë shtëpi të madhe. Ishin mbyllur dyert dhe ne u futëm nga selia kryesore dhe u mbyll dera e brendshme. Na lanë brenda në zyrën tonë. Me Bashën u shndërrova në shkallë dhe sapo u ngjit lart u mbyll dera dhe mbeta brenda në zyrën tonë të grupit 1990”

Sot Ahmeti thotë se kishim një mbledhje për të përshëndetur kuvendin e datës 11 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat