Rama inspekton grykëderdhjen e Vjosës: Falë investimeve, situata më mirë se vitet e kaluara

Shqipëria

Rama inspekton grykëderdhjen e Vjosës: Falë investimeve, situata më mirë se vitet e kaluara

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka inspektuar zonën pranë grykëderdhjes së lumit Vjosa, që pas daljes nga shtrati shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa banesa.

Rama u shpreh se falë investimeve të bëra me kanalizimet dhe punës që u bë në 72 orët e fundit, situata ka kaluar më së miri krahasuar me vitet e kaluara.

Me këtë prurje para disa vitesh uji vinte në qendrën e Fierit. Darzeza që ishte historikisht nën ujë, sot s’është prekur fare. Duhet të marrim masa çfarë duhet përmirësuar akoma që gjërat të vihen në vijë. Rezultati i mirë, por duhet të merremi me urën.

Duhet bërë një projekt për të kuptuar çfarë ndërhyrjesh duhen bërë. Me gjithë këtë volum reshjesh është për tu përgëzuar puna e të gjithëve. Për ata në Ferras duhet të gjejmë një mënyrë, banesa sociale. Se s’ka argjinaturë e digë që të mbron”, tha  Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat