(E plotësuar 17:00) - Belind Këlliçi paralajmëron Bashën: Të të vijë zor! Më vodhe kujtimet familjare
Ka reaguar edhe ish-kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi lidhur me zyrat që sipas tij janë grabitur.
Ai ka deklaruar se kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përgjegjësi i vetëm për vjedhjen e të dhënave personale të Këlliçit, që gjendeshin në zyrën e FRPD-së.
Këlliçi thotë se ka pasur dokumenta profesionale dhe personale, duke shtuar se ndër to ishin dhe disa kujtime familjare për të cilat kishte vetëm një kopje.
Me tone të ashpra, Belind Këlliçi ka sulmuar Bashën, duke i thënë që t’i vijë turp që i ka dërguar banda të armatosura në zyrën e tij për t’i vjedhur sende personale dhe të dhëna personale.
“Janë prekur sende personale, harddiksu im personal, janë kujtime familjare. Është vetëm një kopjer personale. Janë prekur dokumebnta të shkollës pëersonale,. Nuk kisha menduar kurrë që do më vidhet zyra. S’ma ka marrë mendja që e bën Lulzim Basha këtë. Të të vijë zor. Të vijë turp. E ke çuar PD-në në pikën e fundit. Nuk i ke bërë Bëlind Këlliçit asgjë. Të të vijë zor. Megjithaë do pres këtu. Kemi 35 minuta që presim këtu. I kemi të rinjtë këtu, le të flasin vetë. Ne shkuam të bëjmë mbledhje, kjo është pronë e demokratëve. Më vjen keq që duhet të shohim këto skena. 6 ditë na ndajnë nga ky drejtim i tmerrshëm që i është ëbrë PD-së këto vite. I bëj thirrje të rinjve të FRPD-së të vetëpërmbahen. Ne do i shkojmë deri në fund. Nëse kujtojnë se do trembin të rinjtë e kanë shumë”, tha Këlliçi.
Nga ana tjeter, Grigels Mucollari, ish-sekretari i FRPD-së, e ka quajtuar një akt të pashembullt bastisjen me armë të zyrave të FRPD-së, duke shtuar se i vjen turp që ta bëjë këtë denoncim.
“Një akt i pashembullt, më vjen turp që ta them që mund të ndodhte kjo. Ne kemi ardbur te selia e lirë. Ky është një akt banditest. Policia e shtetit ka 30 minuta që nuk vjen për raportimin“, tha Grigels Muçollari.
***
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme, duke u shprehur se të rinjtë e FRPD-së janë kërcënuar me armë brenda zyrave nga bandat e Edi Ramës.
“Belindi thotë që janë të armatosur, kanë nxjerrë armën te dera, është banditizëm ekstrem,. çka dëshmon që rithemelimi i PD-së është një thikë për bandat e qeverisë, që kanë hyrë dhe në zyrat e PD-së. Kjo është e paimagjinueshme, kjo nuk është çështje përplasje, kjo është…Duhet të na bjenë këmbët në protesta të fuqishme ndaj narkoshtetit, Belind ku janë ata?”, denoncoi Berisha.
I të njëjtit qëndrim ishte dhe deputeti Belind Këlliçi, i cili tha se të rinjtë e forumit rinor janë kërcënuar me armë. Vetë Këlliçi tha se ai nuk ndihej i rrezikuar, dhe se kishte bërë denoncim në polici.
Tensionet situata në PD, Berisha thirrje Bashës: Do mbahesh përgjegjës për çdo akt dhune
Është tensionuar situata në selinë blu. Belind Këlliçi telefonoi policinë për të denoncuar se i janë vjedhur sendet në zyrë. Po ashtu të rinjtë e FRPD pretendojnë se janë kërcënuar me armë nga mbështetës të Lulzim Bashës. Në një prononcim për mediat, Sali Berisha i bëri thirrje Lulzim Bashës që të distancohet nga dhuna ose në të kundërt do të jetë përgjegjës.
“E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriut që për karrigen e tij ka marrë peng PD. E garantoj se do mbahet përgjegjës për çdo akt dhune që do ushtrojnë banditët e tij këtu në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme që nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e PD as ditën e themelimit. Ata që na kthenin armën ne ishin të sigurimit të shtetit. Por që kryetari, ish kryetari të kryejë një kat të tillë kjo përbën një krim të shëmtuar”, tha Berisha.
“Kanë armë”, Berisha: Selia e PD e mbushur me banda të armatosura, kanë kërcënuar demokratët
Sali Berisha dhe Belind Këlliçi nga selia e PD kanë deklaruar se disa të rinj demokratë janë kërcënuar me armë.
“Këta të rinj njoftojnë se erdhën dhe i kërcënuan me armë. Këta thonë erdhën e na kërcënuan këtu. Demokratët nuk ndihen të rrezikuar por ata që merren me banda kriminale. Ata që e kanë bërë do të përgjigjen shumë rëndë. Gjithçka po bëjmë për ta ringritur këtë seli në bazë të vlerave. Ky është një akt shumë i shëmtuar, Belind ku janë ata? Basha ka mbushur selinë me banda të armatosura. E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Të rrezikuar janë ato që lozin me bandat kriminale. Të fusin ë në selinë njerëz të kërcënojnë të rinj është një krim i shëmtuar. Atë që e kanë bërë do përgjigjen. Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë selinë bazuar në vlerat“, tha Berisha.
Sali Berisha del nga selia, jep mesazhin për Ramën
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga selia blu, në përfundim të konferencës për mediat ka folur sërish dhe tha se PD është shndërruar këtë dhjetor “në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi”.
Sipas Berishës, Rama “do të dorëzojë pushtetin sa më parë”.
“Çdo demokrat e demokrate shqiptarë, të cilët e shndërruan këtë dhjetor në një dhjetor të ri të cilët me vendosmëri guxim e trimëri e vizion rithemeluan PD, e shndërruan atë sot në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti të gjithanshme të këtij vendi.
Mbyllni për një çast sytë imagjinoni forcën tjetër politike të Edi Ramës që është mykur, është mykur nga këmbët tek koka, padiskutim do të dorëzojë pushtetin sa më parë”, tha Berisha.
Pyetje: A do ketë presion për të votuar më 18 dhjetor?
Berisha: Asnjë presion, s’ka presion në familjen demokrate ne jemi në asnjë mënyrë. Përkundrazi janë të ftuar të gjithë të vijnë por s’ka presione e s’ka pasur kurrë ndaj asnjë njeriu.
“Ne jemi në shtëpinë tonë, kur je në shtëpinë tënde, s’ke ngut!”, shtoi Berisha për mediat.
Marrëdhënia me ambasadoren e SHBA-së? Sali Berisha sulmon Yuri Kim
Ish-kryeministri Berisha u pyet sot edhe për marrëdhënien që do të ketë me SHBA.
Ai vijon të këmbëngulë që kjo marrëdhënie do të jetë e mirë edhe pse Amerika e ka shpallur si "person të pa dëshiruar".
"Nëse zgjidhem në krye të PD orientimi por perëndimorë, pro NATO dhe SHBA do të njohë një rritje të paparë, nuk lëvizë unë kurrë nga këto parime, vetë këto lëvizje, kushdo që lexon statutin është sanksionimi më i madh dhe më i fuqishëm i vlerave.
Ambasadori më i nderuari, por s;kam pranuar kurrë një guvernator. Ato nuk kanë pranuar që të t'u diktojnë shqiptarëve se kush hyn në parlament apo jo, nuk kanë pranuar që përfaqësuesja e tyre të tregojë se kë të pranojnë dhe kë jo, nuk do të pranohet, do respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por jo si guvernator, të merret me një sistem drejtësie që është në gjendje katastrofave, më thoni ju mua, në 2020 SPAK ka pasur 1/6 e ndjekjeve penale për korrupsion, do pranojnë shqiptarët një gjë të tillë", tha Berisha.
“Ramën e shpëtoi referendumi i peng-Bashës”, Berisha paralajmëron lëvizjen që po përgatit
Në fjalën e tij nga selia e blu, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi edhe protesta kombëtare kundër qeverisë, madje theksoi se ishte në plan që një protestë e tillë të mbahej më 18 dhjetor.
Berisha u shpreh se Ramën e shpëtoi referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Protesta kombëtare është opsion, një opsion ishte më datë 18, por problemi është se referendumi duhet bërë për shkak të festave që vijnë dhe shpëtoi.
Ramën e shpëtoi referendumi i peng-Bashës, pasi do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Revolucionin nuk e ndal askush”, u shpreh Berisha.
“Ka probleme me drejtësinë shqiptare, por edhe belge”, Berisha hedh akuzat e forta ndaj Bashës
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë të mbajtur sot në ambientet e selisë blu akuzoi Bashën se ka “plaçkitur” kartat e anëtarësisë, Sipas tij ky është një krim elektoral.
“Revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të partisë, të shkarkimit të pangbashës apo deputetit Basha. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin. Atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit, do bëjmë gjithcka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ish-kryetari Basha ka kryer akte ne PD që ngjiten ne nivelin e krimit elektoral. Basha ka mbledhur dhe nuk ua ka kthyer kartat anëtarëve ,kjo është plaçiktje. E ndjente, e dinte se gjykatësi do ta kërkonte për atë që ka bërë”, tha Berisha.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/13/850x636_auto_salii16394042131639404628.jpg)
“Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, probleme të jashtëzakonshme, por jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por edhe belge. Derisa të provohet pafajësia në gjykatë… neni i prezumimit të pafajësisë vlen edhe për Bashën”, tha më tej Berisha.
Berisha megjithëse, thotë se Lulzim Basha ka probleme me drejtësinë, sërish thekson se do të mbetet pjesë e PD-së, po ashtu si edhe Gazmend Bardhi.
Berisha: Revolucionin se ndal asgjë, kryetarin e ri do e zgjedhin me votë anëtarët
Ish lideri i PD-së Sali Berisha pas mbledhjes me komisionin e rikthimit të PD-së ka deklaruar se protestat kombëtare janë hapi i radhës pas referendumit më 18 dhjetor.
Berisha është shprehur se revolucionin nuk do ta ndryshojë askush.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se padija në SPAK e deputetëve të PD-së nga Basha është një vendim që nuk ka as ligj dhe as besë. Sipas tij ai është pengu i Ramës dhe e ndihmoi atë që të mos përballej me protesta me 18 dhjetor.
“Një veprim të tillë e bën një person që nuk ka as bes as ligj dhe nuk i njef ato, e bën një besëprerë që vërsulet ndaj kolegëve dhe drejtuesve të tij në të gjithë mënyrat. Tani që është shndërruar në preh e SPAK, pasi ju e morët vesh se dosja nuk shkoi në gjykatën e lartë që është shkelja më flagrante e ligjit. Shkoni dhe gjeni një qytetar që nuk i shko dosja në gjykatën e lartë. I akuzuar për pastrim parash, dosja nuk shkoi në gjykatën e lartë me urdhër të Ramës. Po të mos ndodhte një gjë e tillë n, ai do të bënte çmos që një pjesë të SPAK ta anëtarësonte në parti. Detyra kryesore është referendumi dhe anëtarët e këtij komisioni do të jenë në terren. Unë do të kem detyrat e mia.
Një opsion ishte që me 18 të zhvillonim protesta kombëtaren por problemi është se duhej të bëhet referendumi për shkak të festave që vijnë dhe Ramën e shpëtojë referendumi i peng Bashës por shumë shpejt do të vijë, revolucionin nuk e ndryshon dot kush. Nuk ka të ndalur revolucioni. Asnjë incident mes demokratëve nuk ja dhe nuk do të ketë por kryetarët e degëve që nuk e kanë ndarë mendjen të vënë selinë në dispozicion të anëtarësisë për revolucionin. Unë miqësisht u kërkoj atyre që për një motiv apo tjetër nuk e kanë ndarë mendjen të bëjnë gati selitë. kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet me votë nga anëtarët, unë do jem një kandidat”, ka thënë ai.
Përse nuk u lejuan mediat në Kuvend? Berisha: Kishte vështirësi në lëvizje
Në konferencën për gazetarët pas mbledhjes që zhvilloi me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, Sali Berisha u pyet edhe për faktin përse nuk u lejuan mediat në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Berisha argumentoi se një zgjedhje e tillë u bë pasi kishte vështirësi në lëvizje. Ish-kryeministri garantoi se shpenzimet do të bëhen publike shumë shpejt.
Lexo edhe: Përfundon mbledhja e Sali Berishës: Konferenca më e jashtëzakonshme për mua, rikthejmë pluralizmin
“Siç e vutë re ju kuvendi u zhvillua në kushtet më të veçanta,. Dhe megjithë dëshirën time që ju të ishit aty ishte e pamundur lëvizja pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur. Drejtuesit mediatikë e konsideruan dhënien si praktikë të ndjekur, dhënien e sinjalit nga një regji. Për sa u përket delegatëve ju e patë që secili ishte me barkod. Secili nga ju mund të shkojë ta marrë atë dokument dixhital. Asnjë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindare shpenzimet e Kuvendit. Ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Por çdo gjë do të bëhet transparente me fatura dhe gjithçka tjetër. Të gjitha kutitë e votimit cilido mund të shkojë ti numërojë. Në vlerëismin tim nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt se ky”, tha Berisha
***
Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë nga brenda selisë së Partisë Demokratike pasi u fut sot me mbështetësit e tij për të organizuar një mbledhje.
Kjo gjë ndodhi teksa në një tjetër zyrë brenda selisë, kryetari aktual Lulzim Basha zhvillonte një mbledhje me pjesëtarët e partisë.
“Kjo konferencë është më e veçanta në karrierën time. Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike si monument lirie, e grave, vajzave, e djemve dhe burrave të lirë, që në kundërshtim, në përballje me narkoshtetin apo me peng-kryetarin, por dhe presione të tjera të pandershme, ngrihen si viganë në një Kuvend të lirë dhe vendosin të shtrojnë PD-në në shtëpinë e lirisë. Vendosin të rikthejnë fuqishëm pluralizmin politik në Shqipëri.
Ky ishte Kuvendi më Perëndimor në rrafshin e vlerave. Jehona e këtij Kuvendi, siç ishte unik në llojin e tij, është e jashtëzakonshme në çdo votër dhe zemër shqiptari të të gjithë atyre që duan lirinë. Por, duhet t’ju informoj se personalitete nga më të shquarat të krahut konservator në Europë dhe botë kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh për demokratët shqiptarë. Shpreh kënaqësinë për zhvillimin në Shqipëri dhe gadishmërinë e tyre për misionin e madh.
Kemi të bëjmë me një njeri të çmendur me pasionin e karrigeve, dhe nga ana tjetër keni njeriun e pasionit, që është sot para jush, që s’punon për karrige, por punon me pasion të jashtëzakonshëm për lirinë tuaj.
Në mbledhjen që sapo përfundoi, përshëndeta të gjithë demokratët në Shqipëri, e përmes jush përcjell një thirrje miqësore ndaj çdo demokrati që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD të rithemeluar. Është i mirëpritur. A kam t’u drejtë t’i them çdo drejtuesi të PD që në rast se do ishit në Kuvend, do mund të shpreheheshit lirisht për mendimet, idetë e propozimet. Megjithatë unë jam nga ata që them, më mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar dhe prandaj i ftoj të bashkohen. Kontributi i secilit do të respektohet", tha ai.
"Ftoj kryetarët e partive demokratike, që deri më tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me PD-në sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet më fisnike. Në dy muajt e fundit, deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremit të majtë. Kjo është fleta e referendumit për shkarkimin e peng-Bashës. Një komision u mblodh këtu për të organizuar referendumin. Do bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj ju se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht: ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta, i ka mbledh kartat dhe nuk ia ka kthyer. Është plaçkitje, nuk e kisha dëgjuar kurrë. Ftoj çdo demokrat që më 18 të firmosë aktin madhor të pushtetit të vullnetit të anëtarit të PD-së me normat e reja të lirisë dhe ta dënojë me injorim anti-Kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi, si një nga turpet më të mëdha të historisë së njerëzimit në rrugën e demokracisë. Unë pres anëtarë, drejtues e deputetë të mos bëhen bashkëautorë në një akt të pashembullt anti-pluralizmi” tha Berisha.
Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Berisha bën lëvizjen e menjëhershme
Pak çaste më parë ka mbaruar mbledhja e anëtarëve të Rithemelimit të PD-së.
Me njëherë pas mbledhjes, Berisha ka dalë me një deklaratë për mediat.
“Nga të gjitha konferencat e shtypit kjo është më e veçanta.
Kjo konferencë mbahet pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD”, tha Berisha i cili në krah ka zëdhënësen e Foltores Floriana Garo.
***
Futja e anëtarëve që mbështesin Lulzim Bashën dhe e atyre që mbështesin Sali Berishën është shoqëruar me incidente në selinë blu.
Teksa dy krahët zhvillojnë mbledhje në dhoma të ndryshme, ka pasur përplasje mes mbështetësve.
Një grua u dëgjua teksa bërtiste: “Kush je ti që më thua mua të ngre peshë, s’të vjen zorr se jam grua, nevojtore je ti. Kush ka punë me mua, unë s’kam punë me asnjë, unë erdha këtu në punë time, këtyre s’u vjen mirë”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/13/auto_ddd1639402214.jpg)
Berisha futet me të vetët në selinë e PD: Vij këtu për të...
Sali Berisha është futur sot në selinë e Partisë Demokratike bashkë me mbështetësit e tij. Ai tha se futet në seli për shkak të një mbledhje dhe se nuk ka punë në zyrën e Bashës
"Basha do jetë anëtar i grupit parlamentar, defakto është i shkarkuar, por më 18 do shprehen për deputetin Basha.
Në zyrën e Bashës nuk futem, nuk kemi punë, sot vijmë për një mbledhje dhe deputeti Basha gjer me datë 18 duhet të mendojë të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e këtij kombi ku vullneti i anëtarëve triumfoi në mënyrën më magjike, por shqiptarët panë spektaklin e lirisë.
Unë sot në selinë e PD futem si një nga anëtarët e këtij komisioni, janë të gjithë të barabartë. Vendimet do jua komunikojnë pas mbledhjes," tha Berisha.
***
Kreu i PD-së, Lulzim Basha derisa ndodhej në një takim me mbështetësit e tij demokratë, në seli ka mbërritur ish lideri Sali Berisha.
Ky i fundit ka qenë i shoqëruar më dhjetëra demokratë që i kanë dalë në krah.
Berisha i ka bërë thirrje Bashës që të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, ndërsa ka deklaruar se nuk do shkojë në sallën ku ndodhet Basha edhe pse i ndan vetëm një mur.
“Siç e shihni, janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Partisë Demokratike të zgjedhur në Kuvendin e fundit të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të së ardhmes. Tani po ngjitemi sipër. Kjo parti nuk përjashton pakicën. I ka dhënë mundësitë pakicës të qëndrojë po të dojë si fraksion. Deputeti Basha do të jetë anëtar i grupit parlamentar. De facto është i shkarkuar nga Kuvendi por në respekt të anëtarësisë më datën 18 ata do shprehen për deputetin Basha”.
“Në zyrën e Bashës nuk kam punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje dhe deputeti Basha deri në datën 18 mendoj të reflektojë për vendimin e Kuvendit. Sot futem si njëri nga anëtarët e këtij komisioni që funksionon me kolegjialitet. Çmenduria e peng Bashës për karriget, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e vetë”, ka thënë Berisha.