Ngricat pasuan reshjet e dëborës në zonat malore të veriut e Juglindjes. Në Dibër, termometri zbriti deri në 10 gradë nën zero.
Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan.
Njësitë Lurë, Selishtë, Reç, Sllovë, Kala e Dodës dhe disa fshatra të Luznisë kanë kaluar 48 orë pa energji elektrike, pas rrëzimit të disa shtyllave.
Në Bulqizë probleme ka në njësitë Administrative Ostren, Trebisht, Krastë, ku ka pasur bllokim të rrugëve që lidhin fshatrat dhe mungesë të energjisë elektrike.
Rruga e Arbrit kalohet pa probleme gjatë ditës, por duhet të tregohet kujdes orët e natës për shkak të ngricave, këshillohet përdorimi i mjeteve antirrëshqitëse.
Aksi Ura e Çerenecit - Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë me detyrim, për shkak se ka borë në trupin e rrugës dhe në Klenjë trashësia shkon më 80 cm.
Edhe në Dardhë të Korçës, trashësia e dëborës shkon deri në 70 Centimetra, ndërsa ngricat kanë krijuar akull në rrugën që të con drejt zonës turistike!
Vështiësi ka edhe në aket oBboshticë-Dardhë, Korcë-Voskopojë, Korcë-Ersekë, Ersekë-Leskovik e Pogradec Qafë Thanë.
Për të tretën ditë janë pa energji elektrike dhjetëra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec.
Të izoluar janë fshatrat Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe katër fshatra në njësinë Dardhas, pasi akset rurale, për shkak të mungesës së infrastrukturës, janë shumë të vështira për t’u pastruar.
Stuhia ka dëmtuar rëndë rrjetin e shpërndarës së Energjisë në Qarkun e Gjirokastrës. Një shtyllë e tensionit të lartë e linjës 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë funksioni. Pa energji elektrike ndodhen banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.
Sakaq, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit, në Poçëm është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie. Fshati Zhulat mbetet i izoluar dhe po punohet për hapjen e rrugës.
Në Shkodër, e Kukës zonat e thella mbeten të izoluara dhe ka probleme me energjinë, ashtu si edhe në Qarkun e Elbasanit
TË IZOLUAR NË DIBËR
Njësia Administrative Lurë
Njësia Administrative Selishtë
Fshatra në Sllovë e Kala e Dodës
Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan.
RRUGËT NË DIBËR
Rruga e Arbrit, lëvizet pa probleme
Peshkopi - Burrel – Tiranë, pa probleme
Ura e Çerenecit – Librazhd, me zinxhirë
TË BLLOKUAR NË KORÇË
Fshati Lekas në Voskopojë
Fshati Panarit në Vithkuq
Fshatra në Njësinë Dardhas