Përse nuk u lejuan mediat në Kuvend? Përgjigjet Berisha

Shqipëria

Përse nuk u lejuan mediat në Kuvend? Përgjigjet Berisha

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 15:17
Sali Berisha

Në konferencën për gazetarët pas mbledhjes që zhvilloi me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, Sali Berisha u pyet edhe për faktin përse nuk u lejuan mediat në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Berisha argumentoi se një zgjedhje e tillë u bë pasi kishte vështirësi në lëvizje. Ish-kryeministri garantoi se shpenzimet do të bëhen publike shumë shpejt.

Lexo edhe: Përfundon mbledhja e Sali Berishës: Konferenca më e jashtëzakonshme për mua, rikthejmë pluralizmin

“Siç e vutë re ju kuvendi u zhvillua në kushtet më të veçanta,. Dhe megjithë dëshirën time që ju të ishit aty ishte e pamundur lëvizja pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur. Drejtuesit mediatikë e konsideruan dhënien si praktikë të ndjekur, dhënien e sinjalit nga një regji. Për sa u përket delegatëve ju e patë që secili ishte me barkod. Secili nga ju mund të shkojë ta marrë atë dokument dixhital.  Asnjë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindare shpenzimet e Kuvendit. Ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha. Por çdo gjë do të bëhet transparente me fatura dhe gjithçka tjetër. Të gjitha kutitë e votimit cilido mund të shkojë ti numërojë. Në vlerëismin tim nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt se ky”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat