Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë të mbajtur sot në ambientet e selisë blu akuzoi Bashën se ka “plaçkitur” kartat e anëtarësisë, Sipas tij ky është një krim elektoral.
“Revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të partisë, të shkarkimit të pangbashës apo deputetit Basha. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin. Atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit, do bëjmë gjithcka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ish-kryetari Basha ka kryer akte ne PD që ngjiten ne nivelin e krimit elektoral. Basha ka mbledhur dhe nuk ua ka kthyer kartat anëtarëve ,kjo është plaçiktje. E ndjente, e dinte se gjykatësi do ta kërkonte për atë që ka bërë”, tha Berisha.
“Basha ka probleme të mëdha me drejtësinë, probleme të jashtëzakonshme, por jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por edhe belge. Derisa të provohet pafajësia në gjykatë… neni i prezumimit të pafajësisë vlen edhe për Bashën”, tha më tej Berisha.
Berisha megjithëse, thotë se Lulzim Basha ka probleme me drejtësinë, sërish thekson se do të mbetet pjesë e PD-së, po ashtu si edhe Gazmend Bardhi.