Kjo hënë ka sjellë përballjen më të afërt fizikisht mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, që nga 9 shtatori!
Ish-kryeministri ka shkuar mesditën e sotme në selinë blu i rrethuar nga mbështetësit, e sipas tij do të mbajnë mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit, ngritur në 11 dhjetor në Kuvend.
Sali Berisha ka refuzuar që të tregojë se për kë ka votuar në zgjedhjet e korrikut për kryetar të ri të PD.
"Top Secret", ka thënë Berisha.
Kujtojmë se në garë ishin Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Hardhi.