Është tensionuar situata në selinë blu. Belind Këlliçi telefonoi policinë për të denoncuar se i janë vjedhur sendet në zyrë.
Po ashtu të rinjtë e FRPD pretendojnë se janë kërcënuar me armë nga mbështetës të Lulzim Bashës.
Në një prononcim për mediat, Sali Berisha i bëri thirrje Lulzim Bashës që të distancohet nga dhuna ose në të kundërt do të jetë përgjegjës.
“E dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim që dëshmon fytyrën e vërtetë të njeriut që për karrigen e tij ka marrë peng PD. E garantoj se do mbahet përgjegjës për çdo akt dhune që do ushtrojnë banditët e tij këtu në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë demokratëve të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme që nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e PD as ditën e themelimit. Ata që na kthenin armën ne ishin të sigurimit të shtetit. Por që kryetari, ish kryetari të kryejë një kat të tillë kjo përbën një krim të shëmtuar”, tha Berisha.