Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Gazetari Ergys Gjencaj bën me dije se lidhur me ndryshimet kushtetuese për vettingun Kreu i Grupit Taulant Balla u ka shpjeguar deputetëve se ka ardhur opinioni përfundimtar i komisionit të Venecias. Në janar do të nisë puna për t’u miratuar më pas ne seance plenare.
Grupi parlamentar socialistë ka vendosur të rrëzojë dy dekretet e Presidentit Meta, për buxhetin 2022 dhe bashkëqeverisjen
Kreu gurpit të PS u ka tërhequr vëmendjen ministrave, që nuk paraqiten rregullisht në seancat plenare.