Berisha i acaruar në Bashën: Besëprerit nuk i dalin as 10 jetë të bëhet burrë!

Shqipëria

Berisha i acaruar në Bashën: Besëprerit nuk i dalin as 10 jetë të bëhet burrë!

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, duket se po vazhdon acarimin e tij në kreydemokratin Lulzim Basha referuar zhvillimeve të fundit.

Përmes një reagimi në facebook, duke aluduar në Bashën, Berisha ka dalur me një thënie ku përmend besëprerin.

”Burri ka vërtetë 1 jetë me u korit por besëprerit nuk i dalin as 10 jetë të bëhet burrë!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se me shkumicë votash krahu i Berishës kanë shkarkuar Bashën nga pozita e kryetarit të PD-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat