Do të vijojnë reshjet e shiu? Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Do të vijojnë reshjet e shiu? Parashikimi i motit për sot

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Edhe për ditët e martë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri, me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë 12-17m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:  në zona malore -4 deri 5°C, në zona e ulëta -3 deri 11°C, në zona bregdetare 1 deri 12°C

Pjesa lindore e Rajonit të Ballkanit vijon të jetë nën ndikimin e një qendre të presionit të ulët atmosferik. Në këto zona, moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave, si dhe reshje dëbore në relievet malore. Pjesa tjetër e rajonit parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash, si dhe rënie të temperaturave në vlerat e mëngjesit.

Sa i përket kontinetit europian, pjesa më e madhe e tij do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosfrike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat