Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e djeshme. Një grua 62-vjeçare është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku jetonte duke humbur jetën.
“Me datë 13.12.2021, rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë…”-njofton policia e Shtetit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 13.12.2021, rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.