Kalaja Mesjetare e Lezhës, një nga atraksionet kryesore te qytetit, prej më shumë se një viti është kthyer në një rrezik për banorët, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve të mureve rrethuese.
Specialisti i Trashëgimisë në Lezhë, Ded Margjoni thotë se asnjë firmë kontraktuese nuk e merr përsipër si projekt pasi duhet një projekt më i madh dhe gjithëpërfshirës për restaurimin e mureve mesjetare. Ai gjithashtu ngre alarmin për rrezikun që iu kanoset banorëve që kanë shtëpitë e tyre poshtë kalasë.
Fenomeni i shembjes së mureve të kalasë përsëritet sa herë ka reshje shiu.
Ndërhyrjet e bëra herë pas here kanë evituar rrëzimin e mureve që janë prekur nga shembja por jo eleminimin përfundimtar të këtij fenomeni.