Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas arresimit të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
“Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
Mund të vraposh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, tha Kim.