Shqipëria pritet të përballet me valën e radhës të pandemisë. Kur parashikohet piku?

Shqipëria

Shqipëria pritet të përballet me valën e radhës të pandemisë. Kur parashikohet piku?

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:13
Ilustrim

Numri i të infektuarve aktivë në vendin tonë është ulur ndjeshëm në krahasim me fillimin e muajit, mirëpo duket se situata pritet të mos jetë shumë e qëndrueshme pas festave të fundvitit.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se festat mund të sjellin një rritje të kurbës së infektimeve, duke filluar nga janari dhe duke shënuar pikun në muajin shkurt.

“Parashikohet rritje në muajin janar dhe piku arrihet në muajin shkurt, për të gjithë kontinentin europian, gjithashtu edhe për Shqipërinë. Bashkohet edhe qarkullimi i gripit. Mund të kemi përkeqësim të situatës sepse janë dy viruse tashmë dhe prandaj theksojmë që fokusi është te vaksinimi. Vaksinimi është kryefjala e këtij sezoni”, -u shpreh për televizionin Klan epidemiologu Artan Simaku.

Edhe pse në vendin tonë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me variantin Omicron, ekspertët parashikojnë që gjatë vitit 2022 do të jetë varianti mbizotërues në Evropë dhe si rrjedhojë edhe në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat