Dita e sotme ka sjellë rikthimin e diellit në territorin shqiptar, pas dy javësh të mbushura me reshje të dendura shiu.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditët në vijim parashikohet një përmirësimi i motit që do të zgjasë gjithë javën.
Megjithatë, thuajse gjatë gjithë javës do të ketë një qarkullim të masave të ftohta të ajrit, të cilat do të sjellin kryesisht rënie temperaturash duke krijuar më së shumti ngrica përgjatë akseve rrugore. Në zona të thella malore dëbora parashikohet të mbesë e grumbulluar si shkak i temperaturave të ulëta.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 dhe 4 ballë.