Presidenti Ilir Meta ka dhënë të tjera argumente që sipas tij e bënë që të kthejë buxhetin për vitin 2022 për rishqyrtim në Kuvend.
Sipas Kreut të Shtetit, ky buxhet është antisocial, pasi ul fondet e ndihmës ekonomike dhe rrit kostot buxhetore për inceneratorët.
Postimi i Presidentit Meta
“Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.
📌 ULJE të fondit të ndihmës ekonomike për 64,710 familje, me të ardhura për person 0.7 USD/ditë.
📌 RRITJE të kostos buxhetore për INCENERATORËT, nga 2 miliardë lekë në 2.3 miliardë lekë.
Kujtojmë se gjatë një konference për mediat ditën e djeshme, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla deklaroi se maxhoranca do ta rrëzojë Dekretin e Presidentit për kthimin e Buxhetit të Shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.
Sipas Ballës, “Buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë, si dhe sigurimin e investimeve të domosdoshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve strategjikë dhe ekonomisë së vendit”.