PD përgënjeshtron përjashtimin e sekretarëve: Berisha gënjen, s’e ndalon dot bashkimin

Shqipëria

PD përgënjeshtron përjashtimin e sekretarëve: Berisha gënjen, s’e ndalon dot bashkimin

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 22:45
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin se janë përjashtuar sekretarë të degëve të PD nga partia, që u shpërnda më herët nga Komisioni i Rithemelimit i ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit i  organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një reagimi PD thotë se kjo është një gënjeshtër e rradhës e Berishës, ndërsa akuzon se i vetmi që vepron kundër demokratëve është vetë ish-kryeministri. Më tej PD thotë se 18 dhjetori është  Kuvendi i bashkimit dhe se Berisha nuk mund ta ndalë dot.

“Fatkeqësisht, nga Syri.net vazhdon avazi i dëshpëruar i lajmeve të rreme. I vetmi që me gjuhën dhe aktet e tij po vepron kundër demokratëve është Sali Berisha. Kuvendi Kombëtar i #18 dhjetorit është kuvendi i bashkimit, ku demokratët zgjedhin të ardhmen“, thuhet në reagimin e PD.

Ishte Komisioni i Rithemelimit ai që përmes një reagimi tha se Basha ka shkarkuar sekretarët ndërsa u bënte thirrje këtyre të injoronin njoftimet e kreut të PD.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat