Ulen tarifat e studentëve, Ministria dakordohet me rektoratin. Pritet vendimi

Shqipëria

Ulen tarifat e studentëve, Ministria dakordohet me rektoratin. Pritet vendimi

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Studentët do të kenë tarifa të reduktuara së shpejti. Si kërkesë e rektorëve të universiteteve fill pas mbledhjes së tyre para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Arsimit ka aprovuar uljen e tarifave. Nga Komisioni për Edukimin, ministrja Evis Kushi njoftoi se po zhvillohen diskutimet formale dhe vendimi final i qeverisë sipas saj pritet së shpejti.

Mes shumë pyetjeve për universitetet, debat nxiti situata me vaksinimin e studentëve, ku të dhënat nuk u mësuan.

Deputetët e opozitës i thanë A2 CNN se edhe pas komisionit Kushi nuk u vuri ne dispozicion të dhënat e premtuara.

Debate pati edhe lidhur me akreditimin e universiteteve, si dhe për mbylljen dhe hapjen e programeve të studimit, Ministrja Kushi tha se është në varësi të kërkesës dhe preferencave të degëve dhe kompetenca është e institucioneve të Arsimit të Lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat